Sporti i skive është një nga të paktët në gjithë panoramën e sporteve që nuk ka nisur me qëllimi e mirëfilltë për të argëtuar njerëzit. Gjithçka nisi në vitet 1700 në Skandinavi ku njerëzit nisën të bënin ski për qëllime ushtarake ndërsa Norvegjia e zhvilloi fillimisht duke nisur që nga viti 1760 e më pas në shekullin tjetër e aplikoi në garat e para sportive. Sportisti i parë i njohur i skive është Olaf Rye ndërsa Oslo zhvilloi për herë të parë në 1867 kampionatin e skive. Deri në vitin 1924, skiimi ishte një sport lokal i kufizuar kryesisht në Norvegji ku ishte hapur edhe shkolla e parë por në fillim të shekullit të 20 në Francë u zhvillua edhe olimpiada e parë dimoërore.
Më pas me kalimin e viteve skiimi u kthye në një trend dhe u masivizua në të gjithë botën. Garat alipne doënhill u aplikuan për herë të parë në Gjermani për lojrat olimpike 1936 ndërsa federata ndërkombëtare njohu si stil të ri në vitin 1979 stilin e lirë të skive. Sot, sporti i skive ka afruar në familjen e tij të madhe edhe disiplinën e snowboard si më modernen e familjes së madhe, ndërsa vendet europiane si Suedia, Finlanda, Austria apo Suedia e Norvegjia i kanë përqafuar të gjitha disiplinat e skive si sporte elitare në vendet e tyre duke e miksuar edhe me turizmin që siguron për to të ardhura të mëdha financiare.
sfidanti.al