Moti i keq, Kukësi-Skënderbeu zhvendoset në Tiranë

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se do të ketë një ndryshim në kalendarin e ndeshjeve të javës së 14-të në kampionatin “Abissnet Superiore”. Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe reshjeve të dëborës në qytetin e Kukësit, ndeshja e javës së 14-të Kukësi – Skënderbeu e programuar për t’u zhvilluar të martën më datë 28 nëntor në orën 13:30 në stadiumin “Kukës Arena” do të spostohet për t’u luajtur në të njëjtën ditë dhe orë në stadiumin “Arena e Demave” në kryeqytet. Ky vendim është marrë në konsensus të plotë me dy klubet e “Abissnet Superiore”, që ndeshja të luhet në kushte sa më të mira dhe optimale.

sfidanti.al