U deshën vetëm një orë e 15 minuta për “masakrën”. Nuk kishte ndodhur asnjëherë në 50 vjet të Epokës “Open” që numri 1 i turneut të eleminohej që në turin e parë. Kjo fatkeqësi ram bi kokën e Simona Halepit, rumunes së fortë, që u mund bindshëm nga veterania estoneze, Kaia Kanepi, 2-6, 4-6.
Halep erdhi në Grand Slemin amerikan si kampione e “Rolan Garosit”, si fituese në Turneun e Hapur të Kanadasë dhe si finaliste në Sinsinati. “Ishte thjesht një ditë e keqe, – tha numri 1 i botës në tenisin e femrave, – nuk është se nuk isha në formë, as nuk isha e lodhur”. Tashmë, superndeshja potenciale e raundit të katërt, Halep-Serena Uilliams, nuk do të ndodhë.
Sfidanti.al