Jannik Sinner nuk fiton vetëm në fushë, por edhe zemrat e tifozëve. Tenisti italian është shpallur për të tretin vit radhazi “ATP Fans Favourite”, pas titujve të fituar në 2023 dhe 2024.
Numri dy i botës mori votat më të shumta nga tifozët në të gjithë globin, duke u konfirmuar si favorit i publikut edhe gjatë një viti të vështirë, pas pezullimit tremujor për shkak të rastit Clostebol në mars 2024, kur një analizë e gjakut tregoi praninë e një sasie jashtëzakonisht të vogël të substancës.
Sinner falënderoi ndjekësit e tij për mbështetjen e tyre të vazhdueshme përmes një postimi në rrjetet sociale menjëherë pas shpalljes nga ATP. Ky vlerësim tregon ndikimin e madh të tenistit italian te tifozët dhe popullaritetin e tij jashtë fushës së tenisit.
sfidanti.al

