Natan Adrian, 5 herë kampion olimpik në not shokon botën sportive teksa konfirmon se vuan nga sëmundja e kancerit në testikuj. Por kjo nuk e pengon atë që të shprehë besimin e tij se do të rikthehet në formën më të mirë sportive për të qenë në Lojërat Olimpike të Tokios vitin e ardhshëm.
Në një postim të tij në rrjetin social Tëitter, Adrian kampon olimpik në 100 m stil i lirë në Londër 2012 deklaroi se dëshiron që të kthehet të notojë disa javë pas fillimit të trajtimit mjekësor të sëmundjes së tij.
‘E kapëm në kohë dhe tashmë e kam filluar trajtimin tim, prognoza është e mirë-tha Adrian-do të jem sërish në ujë në pak javë me synimin tim për të marrë pjesën në Lojërat Olimpike të Tokios’
Më pas Adrian vendoi të bëjë një apel për të gjithë meshkujt që të bëjnë kontrolle të vazhdueshme për shëndetin e tyre. ‘E kuptoj që shpesh tentojmë t’i evitojmë të flasim për tema të tilla kaq të rëndësishme, injorojmë cdo sinjal alarmi të mundshëm dhe e shtyjmë ndihmën mjekësorë për të cilën kemi nevojë’.
sfidanti.al