Kurrë më parë nuk ia kishte dalë kjo skuadër që të arrinte deri këtu. Los Anxhelos Klipersat janë një ekip i fortë i NBA-së, dhe jo më kot e kanë “shtëpinë” në kryeqendrën e Kalifornisë, por basketbolli amerikan nuk i përket, të paktën lidhur me sukseset. Më lehtë e kanë Toronto, Juta Xhazi, Indiana, Feniksi, Klivlendi, sesa Klipersat, që nuk kishin arritur kurrë më parë në finalen e Konferencës Perëndimore, jo më që të fitonin një titull kontinental apo të pretendonin titull në NBA. Kjo ishte veçanërisht e dhimbshme kur Los Anxhelos Klipersat u bënë rekordmenë të titujve (17), po aq sa Bostoni.
Gjithsesi, historia edhe mund të shkruhet një herë, dhe Klipersat ia dolën, duke e arritur finalen e Konferencës madje në mënyrën më çmeritëse të mundshme. Në mungesë të yllit kryesor, Kauai Leonard, dhe duke qenë në humbje me -25 pikë në një moment të përballjes me Juta Xhazin. Ekipi më i mirë i fazës së rregullt të NBA-së kryesoi 75-50 dhe u duk se do të duhej ndeshja e fundit, pikërisht në Solt Lejk Siti,por Klipersat patën mendime të tjera. Më i miri u bë papritur Terens Man (Terance Mann) që shënoi 39 pikë, po aq sa më i miri i Juta Xhazit, Donovan Miçëll.
Në fund, Klipersat fituan 131-119, dhe Man ishte i shkëlqyer në gjuajtje (15-21 nga të cilat 7-10 për tri pikë). Pol Xhorxh pati 28 pikë, 9 topa në tabela e 7 asistë, Xhekson 27, Batëm 16 dhe Beverli 12. Donovan Miçëll shkëlqeu për Xhazin me 39 pikë, 9 topa në tabela e 9 asistë, por nuk mjaftoi dhe Klipersat fituan me bilancin 4-2 me fitoret.
Sfidanti.al