Shakaja e Ivanisheviçit: Më lehtë fitoj unë titull, sesa Gjokoviç shkon në US Open!

Në moshën 50-vjeçare është tepër e vështirë të mendosh të ngresh lart ndonjë trofe në tenis. Madje, edhe legjenda si Serena Uilliams apo Rozher Federer nuk po munden ta bëjnë edhe pse janë nga 40 vjeç. Kjo është arsyeja që ish-tenisti kroat, Goran Ivanisheviç, bën shaka duke thënë se “më lehtë fitoj unë një titull sesa Novak Gjokoviç merr pjesë në US Open”. Kroati i shquar, fitues në Uimbëlldon në 1991, është trajner i Gjokoviçit, ndërsa ylli serb për momentin e ka të ndaluar të marrë pjesë në Grand Slemin e Nju Jorkut. Kjo sepse qeveria amerikane ka rregulla të forta ndaj koronavirusit, dhe nuk lejon hyrjen e njerëzve të pavaksinuar plotësisht. Gjokoviçi, 21 herë fitues i Grand Slemeve, nuk është i vaksinuar ndaj e ka të pamundur të shkelë në Nju Jork. “Nëse më lejojnë do të shkoj, nëse jo nuk mund të marr pjesë, – tha kampioni i Uimbëlldonit, – nuk është ndonjë gjë kaq dramatike”.

Sfidanti.al