Nëse ai do të arrijë të përsërisë formën që ka pasur këta 3 vjet tek Bajerni, atëherë Barcelona do të jetë vërtet tepër e rrezikshme. Robert Levandovski i futi frikën rivalëve me fjalët që tha në prezantimin si lojtar i ri i katalanasve në SHBA. “Kam fituar shumë me Bajernin, por jam ende shumë i uritur, – tha Leva, – në ekip kemi shumë cilësi dhe unë dua që të bëj më të mirën për skuadrën time të re. Jam gati të jem pjesë e kësaj skuadre dhe këtij klubi me histori të madhe, gjatë historisë së tij të re”.
Sfidanti.al