Realit të Madridit po i “firojnë” futbollistët spanjollë

U largua edhe Isko dhe në “Santiago Bernabeu” mbeten edhe 7. Shumë pak për një klub që është simboli i Spanjës dhe padyshim i Madridit, si Reali. Lojtarë iberikë ka gjithnjë e më pak në skuadrën e kryeqytetit, diçka që për hir të së vërtetës po ndodh rëndom. Në çdo ekip të pesë ligave të mëdha (Angli, Spanjë, Itali, Gjermani, Francë) ka më pak e më pak vendas, dhe gjithnjë e më shumë të ardhur nga Europa Lindore, Afrika, Amerika e Jugut, Azia apo edhe nga Amerika e Veriut. Tek Reali spanjollë kanë mbetur Karvahal, Naço, Vajeho, Sebajos, Lukas Vaskez, Asensio dhe Mariano. Me gjasë, Vajeho, Sebajos, Asensio dhe Mariano mund të largohen e pra spanjollë mund të jenë përfundimisht vetëm 3.

Sfidanti.al