“Nuk kam turp që jam ndryshe”. Caster Samenya, vrapuesja e Afrikës së Jugut në disiplinat e garave të thellësive, që vuante nga hiperandrogjenizmi, ka folur për BBC, duke theksuar se ajo ishte e vendosur të “luftonte” deri në fund për gratë, të cilat nuk ishin marrë seriozisht nga autoritetet sportive.
Dy herë kampionia olimpike (2012 dhe 2016) dhe tre herë kampione e botës në 800 metra, Semenyas, 32 vjeçe, i është ndaluar të garojë në distancën e saj të preferuar sepse refuzon trajtimin hormonal për të ulur nivelet e saj të testosteronit. Korrikun e kaluar, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e shpalli atë si viktimë të diskriminimit në shkallën e parë. “E di që jam ndryshe. Nuk më interesojnë termat mjekësore dhe ato që më thonë. Kam lindur pa mitër dhe me testikuj të brendshëm por nuk e ndjej vetem më pak se një grua” – tha Semenya. “Këto janë dallimet me të cilat kam lindur dhe i pranoj. Nuk turpërohem sepse jam ndryshe”.
Semenia ka një tepricë natyrale të hormoneve seksuale mashkullore e nuk ka pranuar të trajtohet. Për këtë ka qenë e angazhuar në një betejë ligjore me Federatën Ndërkombëtare të Atletikës për më shumë se 10 vjet, rregullat e së cilës e pengojnë atë të vrapojë në 800 metra. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (TAS), e konfirmoi këtë ndalim. “Synimi im është të luftoj kundër padrejtësisë dhe të jem zëri i grave për të drejtat e tyre” – tha Semenia për BBC.
sfidanti.al