Komisarët e garës vendosën që ta penalizojnë pilotin gjerman Vetel të Ferrarit me 10 sekonda, për drejtim të rrezikshëm të makinës kundrejt Daniel Ricciardos gjatë një manovre në garë, një ndëshkim ky që e zbret atë në vendin e 5-të, ndërkohë që vendi i 3-të i shkon pikërisht australianit.
Ky vendim nuk është pritur mirë nga drejtori i Përgjithshëm i Ferrarit, Maurizio Arrivabene, që e cilësoi penalizimin ndaj Vettelit si të padrejtë.
“Ajo në Meksikë mund të ishte një ditë e veçantë, me një podium mëse të merituar, që na u hoq për shkak të burokracisë”, tha Arrivabene në faqen zyrtare të Ferrarit.