Sa surpriza ka plej ofi i NBA-së, shpëton vetëm Golden Stejti

Kampionët prandaj janë kampionë, që të dinë të përballojnë momentet më të vështira. Nëse në Champions, hallet nisin tek eleminimi direkt, në NBA gjithçka fillon në plej of. Kjo u duk që në mbrëmjen e parë, kur të papriturat ishin thuajse në të gjitha ndeshjet, dhe shpëtoi pikërisht kampionia Golden Stejt.

Skuadra nga Oklendi u udhëhoq nga Stefën Kërri në suksesin 121-104. Ai shënoi 38 pikë, kapi 15 topa në tabela dhe shërbeu 7 asistë, si dhe vendosi rekordin e plej ofit me 8 kosha tripikësh në një ndeshje. Kevin Durant shënoi 23 pikë dhe bllokoi 3 gjuajtje të kundërshtarëve, por u përjashtua nga loja për faull teknik, bashkë me lojtarin e Klipersave, Beverli.

Drejmond Grin shënoi 17 pikë, kapi 7 topa në tabela dhe shërbeu 7 asistë, ndërsa Demarkus Kouzins shënoi 9 pikë e kapi 9 topa në tabela në vetëm 21 minuta. Kapiteni Klej Tompson pati një mbrëmje “të qetë” me vetëm 12 pikë. Plot 10 lojtarë të Golden Stejtit shënuan pikë në këtë ndeshje.

Në përballjet e tjera, rezultatet ishin të gjithë të papritur. San Antonio fitoi në fushën e Denverit101-96, Orlando ia doli në Arenën e Torontos 104-101 dhe Bruklin triumfoi në Filadelfia 111-102.

Sfidanti.al