“Sa shumë e do fitoren, nder të luash me të”, thonë për Uestbrukun!

Rasëll Uestbruk mund të mos e ketë fatin ta fitojë titullin në NBA, të paktën jo këtë sezon, megjithatë gjithkush e kupton se ai është një basketbollist krejt i veçantë, ndoshta më i veçanti nga të gjithë tani për tani. Pavarësisht madhështisë së Lebron Xhejmst apo Kevin Durantit, pa harruar Stefën Kërrin apo Xhejms Hardenin, ylli i Oklahomës bën ato gjëra që nuk ia del askush t’i bëjë. Rasëll shënoi 45 pikë në suksesin e Thandërit ndaj Dallasit, 109-98, fitore që e ngjiti bilancin e ekipit në 28 fitore e 19 humbje. Aspak keq, kur në verë u largua Duranti.

Me 8 topa në tabela dhe dy vjedhje topi kundërshtarëve, Uestbruk ishte në nivelet e tij normale, edhe pse nuk shkëlqeu me asiste, duke dhënë vetëm tre. “Është e mahnitëshme sesa shumë ai dëshiron të fitojë, – tha për Uestbrukun, shoku i tij i skuardës, Viktor Oladipo, – është një nder të luash krah tij”. Ai mbetet në mesatare “tripëll dabëlli” deri tani në sezon, me 31 pikë për ndeshje, 10.2 asistë për ndeshje dhe 10.6 topa në tabela për ndeshje.

Sfidanti.al