Rusia fiton “derbin e luftës” me Ukrainën në Europianin e minifutbollit!

Në Amsterdam përballja ishte e nxehtë dhe rezultati i ngushtë. Ishte e pritshme në “derbin e luftës” mes Rusisë dhe Ukrainës në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian të futbollit në sallë (futsal), dhe “zbornaja komanda” fitoi me shifrat 3-2. Anton Sokolov shënoi golin e parë, dhe pastaj Afanasjev i dhanë rusëve epërsinë 2-0, por Sirji ngushtoi shifrat për ukrainasit. Një gol i shkëlqyer me roveshatë nga Nijazov rivendosi epërsinë prej dy golash (3-1), ndërsa Abakshin shkurtoi sërish diferencën. Kjo është finalja e 7-të e Rusisë në europianët e futbollit në sallë, e para që nga viti 2016, ndërsa shpresa është që të fitohet titulli ashtu siç ndodhi në 1999. Gjithsesi, nuk do të jetë e lehtë pasi përballë do të jetë Portugalia, një nga skuadrat më të mira të botës, që fitoi po 3-2 ndaj Spanjës.

Sfidanti.al