Piloti me origjinë finlandeze, por me nënshtetësi gjermane, nuk është se ka shkuar shumë mirë me shtatë herë kampionin e botës. Dihet se Niko Rosberg ia mori një titull kampion Ljuis Hamiltonit në 2016, dhe pikërisht pas atij triumfi e mbylli karrierën. Sot, Rosbergu vendos të bëjë një vlerësim për Maks Verstapenin, kampionin e dyfishtë dhe titullmbajtësin në fuqi. “Maksi është një pilot i pabesueshëm, – tha ai, – mendoj se është e lehtë që ta vlerësojmë si një nga më të mirët të të gjitha kohëve. Padyshim që është, mjafton të shohim statistikat. Dy herë kampion i botës që ka më shumë fitore se Alonso, ka 35”. Gjithsesi, këto statistika duhen marrë me rezerva sepse një Sena (41 fitore) dhe Prost (51) kanë qenë në një epokë tjetër, kur rivaliteti ishte më i madh, bashkë me Pikenë apo Manselllin, pastaj me Mikael Shumaherin.
Sfidanti.al