Roland Garros I këtij humbet një prej të mëdhenjve të tenisit botëror; Roger Federer. Numri 3 I renditjes botërore iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në gjurin e djathtë duke bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në turneun e dytë Grand Slam të vitit
‘Gjuri I djathtë më ka shqetësuar kohët e fundit. Shpresoja se do të kalonte, por pas një ekzaminimi dhe një diskutimi me stafin tim vendosëm që të benim artroscopinë-tha Federer në një mesazh në rrjetin social Twitter-nuk do të jem në turneun e Dubait, Indian Wellsit, Bogotasë, Miamit dhe Roland Garros, por do të shihemi në turnetë në fusha me bar’
Janë këto fjalë që tregojnë qartë se zvicerani dëshiron që të jetë gati për të luajtur në Wimbledon I parashikuar të mbahet në fund të muajit qershor. Por jo vetëm kaq, për Federer 38 vjec ngrihen dyshime edhe për praninë e tij në Lojërat Olimpike të Tokios të këtij viti.
‘Pas kësaj ndërhyrjeje mjekët më konfirmuan se ishte gjëja e duhur që duhej bërë-vijoi Federer-kanë besim në riaftësimun tim të plotë. Ju falenderoj gtë gjithëve për mbështetjen tuaj, mezi pres të kthehem të luaj’
Sfidanti.al