Barcelona, bëhet zyrtare; merr Braithëaite për 18 milionë Euro

Lionel Messi ëndërron Lautaro Martinez e Neymar, por për momentin duhet të kënaqet me Martin Braithwaite. Barcelona bëri të ditur se pagoi klauzolën e kontratës së sulmuesit danez të Leganes prej 18 milionë Euro. Edhe pse merkatoja  është mbyllur, blerja e 28 vjecarit u bë e mundur pasi La Liga e lejoi Barcelonën të shfrytëzojë një klauzolë të rregullores së saj për të bërë blerje edhe me merkato të mbyllur duke parë dëmtimin e rëndë të Ousmane Dembele

Braithwaite firmosi me Barcelonë  një kontratë që skadon në 30 qershor të 2024 dhe në të është përfshirë edhe një klauzolë e zgjidhjes së saj prej 300  milionë Euro.

Ndërkaq te Leganes nuk kanë mbetur të kënaqur me këtë lëvizje me klubin që ngriti zërin nëpërmjet Drejtorit të Përgjithshëm, Ortega.

‘Duam të ngremë zërin, na është bërë një dëm I madh gjatë sezonit-tha Ortega-nuk e kuptojmë rregullin që lejon një klub të bëjë blerje  futbollistësh në mënyrë të njëanshme në rast dëmtimi të rëndë të një lojtari të tij. Do ta kuptonim nëse do të kishte një akord mes klubeve, por jo kështu. Nuk mbajmë mëri ndaj Barcelonës, I bëri gjërat në mënyrë korrekte me rregullat aktuale edhe pse ajo e shkarkoi problemin te ne, kemi apeluar. Braithwaite I urojmë më të mirat, ishte një zotëri I vërtetë dhe u soll në mënyrë profesionale’.

Sfidanti.al