Debatet e mëdha rreth nevojës për pushime të basketbollistëve të NBA-së para fazës play off të kësaj lige amerikane jo vetëm që nuk po pushojnë, por po marrin një intensitet edhe më të lartë. Ylli më i fundit i dikurshëm i basketbollit amerikan që u përfshi në këtë debat, është legjendari Denis Rodman që kritikoi ata lojtarë që kërkojnë pushim, sidomos, më të mirin midis tyre, Lebron Xhejmsin. “Xhejmsi po bën, tani, atë që Majkëll Xhordani, nuk e ka bërë kurrë gjatë karrierës së tij, thjesht, ai nuk kërkonte asnjëherë pushim, ai ishte gati që të luante në çdo ndeshje. Xhejmsi, tani, po kërkon pushim, duke qenë se është i nevojshëm për ekipin e tij. Prandaj, ai sillet kështu, duke u qarë vazhdimisht dhe duke u ankuar për gjithçka”, deklaroi, sipas stilit të tij, Denis Rodmani (55 vjeç). Ai zotëron pesë unaza kampioni me ekipet Cikago Bulls dhe Detroit Pistons.