Obamejang zgjedh të ardhmen: Barcelona ose Reali, asgjë tjetër!

Borusia e Dortmundit ka informuar gjithë botën se çfarë ka në mendje Pjer-Emerik Obamejangu. Sulmuesi është shumë i kërkuar nga të gjithë klubet e mëdhenj të Europës (Bajerni besohet, këtë herë, jo), veçse menaxheri i klubit verdhezi ka bërë të qartë se kufijtë janë përcaktuar dhe se futbollisti nga Afrika ka bërë zgjedhjen e tij.

“Unë mendoj se ai do të vazhdojë me ne, – tha Hans-Joakim Vacke, – gjithsesi, nëse Reali i Madridit apo Barcelona do të vinin tek ne me një ofertë të rëndësishme, atëherë ai do të mendohej. Klubet e tjerë që e duan, nuk janë alternativë për të, dhe natyrisht jo Bajerni, pasi ne nuk do të lejojmë që ai të shkojë në Mynih”. Vacke, megjithatë, nuk mundi të ndalonte lojtarë të tillë si Mario Gëce apo Robert Levandovski që të largoheshin nga Dortmundi dhe të shkonin tek Bajerni.

Sfidanti.al