Rodman: Po të luante akoma  Xhordani,  do të shënonte 50 pikë për ndeshje

Për një nga legjendat më të mëdha të basketbollit amerikan, Denis Rodman, nuk ka asnjë dyshim se Majkëll Xhordani është basketbollisti më i mirë në historinë e ketij sporti.

Shumëkush thotë se Lebron Xhejmsi e ka kaluar Xhordanin si basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, por Rodmani qe ka luajtur me Xhordanin te Çikago Bulls, ka mendim tjetër:

“Unë nuk e kuptoj se përse diskutohet për këtë temë, se kush është më i madhi i të gjitha kohërave? Mos u bëni qesharakë, kur doni të krahasoni basketbllistët aktualë me ata të dikurshmit. Majkëlli, po të luante sot, do të shënonte 50 pikë në çdo ndeshje. Ndoshta, Lebroni dhe Kobi nuk janë shumë larg tij, por megjithatë ata nuk mund të krahasohen me Majkëllin. Të jemi realistë, loja e basketbollit ka ecur mbrapsht në krahasim me atë të 15-20 viteve më parë”.

Sfidanti.al