Robert Kraft hyn në telashe me ligjin; Pronari i Nju Ingland akuzohet për favorizim prostitucioni

Për Robert Kraft shfaqen problemet me ligjin në horizont. pronari i nju Ingland Patriots është ndaluar nga policia në Florida pasi ka favorizuar prostitucionin në një qendër Spa. Sipas policisë amerikane, biznesmeni 77 vjecar të cilin e ldih edhe një miqësi me presidentin e SHBA, Donald Trump, është zbyuluar se ka kërkuar raporte seksuale me një prostitutë kunfdrejt një pagese në qendër të Spa, dicka që është verifikuar edhe nga videot e marra si provë gjatë një hetimi që ka zgjatur 8 muaj. Drejtuesit e policisë zbuluan gjithcka nëpërmjet një konference për shtyp duke theksuar ndër të tjeraeve se janë lëshuar edhe 200 urdhra arresti, numër që mund të rritet akoma më shumë.

Robert Kraft nga ana e tij nëpërmjet një prej zëdhënësve të tij i ka mohuar të gjitha akuzat pa dhënë më shumë detaje. Robert Kraft në 2018 është konsideruar si një prej 400 njerëzve më të pasur nga revista ‘Forbes’ teksa pasurioa e tij raportohet të jetë 6.6 miliardë Dollarë.

Kraft e mori pronësinë e Nju Ingland në vitin 1994 dhe gjatë këtyre 25 viteve, skuadra nga Bostoni ka arritur 10 herë në finalen e Super Boël dhe këtu përfshihet edhe ajo e këtij viti ndaj Los Anxheles Rams, duke dalë fituese e titullit në NFL në 6 raste.

sfidanti.al