Niko Rosberg bën një situatë të botërorit të Firmula 1 në prag të Cmimit të Madh të SHBA që do të zhvillohet këtë fundjavë në Teksas. I Cliruar nga të gjitha detyrimet, kampioni i botës në fuqi në Formula 1 edhe pse i tërhequr ka vënë në dukje disa ndryshime mes Ljuis Hamilton dhe pilotit të Ferrarit, Sebastian Fetel ‘Ljuis Hamilton është favorit për titullin, por është shumë i ndjeshëm ndaj emocioneve-tregon Rosberg për ish shokun e tij të skuadrës te Mercedes në një intervistë për të përditshmen gjermane ‘Kronen Zeitung’-ai nuk duhet të fitojë se tashmë i ka mbyllur llogaritë, sepse Fetel është shumë i fortë në aspektin psikologjik e për më tepër nuk ka më asgjë se cfarë të humbasë.
Pas pushimeve të verës, Hamilton përvec garës së Malajzisë i ka fituar të gjitha të tjerat, ndërsa Fetelin e ka ndjekur pas fati i keq’. Rosberg foli edhe për diferencën prej 59 pikësh që ndan tashmë dy rivalët Hamilton e Fetel duke theksuar se një ulje e mundshme e vigjilencës nga ana e britanikut mund t’i kushtojë shtrenjtë. ‘Lufta për titullin në këtë vit është e pabesueshme-vijoi Rosberg-për fat të keq, Fetelit asgjë nuk po i shkon mirë në këtë periudhë, por gjërat mund të ndryshojnë sa hap e mbyll sytë. Hamilton po tregohet shumë konkret, por në aspektin psikologjik Fetel është superior.
Për më tepër Hamilton është emotiv dhe për këtë mjafton që të kujtoni zënkën e tij të sezonit të kaluar me disa gazetarë për një video në ‘Snapchat’. Humbi energji në momentin më vendimtar të sezonit dhe e pagoi shtrenjtë’. Në fund Rosberg bëri edhe një parashikim duke theksuar se Hamilton do të fitojë kampionatin por gjithcka do të varet prej tij. Kampioni i botës shtoi se gara e Japonisë, i privoi të gjithë nga një fund sezoni emociones dhe kjo sipas tij ishte vërtet për të ardhur keq.
Sfidanti.al