Rikthehet NBA

NBA po hyn gradualisht në ritmin e plotë të ndeshjeve, teksa në ditën e dytë u luajtën 12 ndeshje. Në Lindje, skuadra e Boston Celtics fitoi 108-104 jashtë fushe ndaj New York, sfidë ku për Celtics u dalluan Tatum me 34 pikë e Porzingis me 30 pikë. Miqtë e bënë diferencën në periodën e parë, duke u shkëputur me 12 pikë e më pas menaxhuan gjithë kohës avantazhin. Pavarësisht lojës së mirë të vendasve në periodën e katërt, Knicks nuk arritën të shmangnin humbjen.

Fitore të vështirë mori Miami Heat, që mundi 103-102 Detroit në sekondat e fundit, falë 22 pikëve të Adebayo, që i bëri të pavlefshme 30 pikët e Cunningham për miqtë. Ekipi nga Florida bëri mirë vetëm në periodën e dytë, që e fitoi me 14 pikë diferencë, duke humbur me pak pikë periodat e tjera. Në Perëndim, fiton pa probleme Los Angeles Clippers, që mundi 123-111 Portland Trail Blazers, sfidë ku u dallua George me 27 pikë. Një sfidë ku ekipi kalifornian dominoi në të gjitha periodat, duke mos e vënë në asnjë moment në dyshim fitoren. Triumfon edhe skuadra e Dallas, që mundi 126-119 San Antonio, ndeshje ku diferencën e Luka Doncic me një “triple double”, 33 pikë, 13 rebound dhe 10 asist.

sfidanti.al