Rikthehet Mayëeather; në 20 shkurt duel ekzibicioni me yllim e Youtube

Pas  Tyson-Roy Jones Jr, tani është radha e Flotyd Mayweather që të zhvillojë një ndeshje ekzibicioni ndaj Youtuberit të famshëm Logan Paul. Takimi është programuar që të mbahet në 20 shkurt, por vendi mbetet ende për t’u pëcaktuar. Kostoja e biletave të kësaj ndeshjeje do të variojë nga 25 në 70 Dollarë, por ka ende detaje të eventit që janë për t’u përcaktuar.

Ish kampioni i botës në boks, Mayweather, tashmë 43 vjec I ka zhvilluar ndeshjet e fundit të vërteta të tij në 2015 kur u përball më Andre Berto dhe Manny Pacquiao. Në 2017, Mayëeather u rikthye në ring ku mundi kampionin e UFC, Conor McGregor duke regjistruar fitoren e 50 në karrierë, ndërkohë që ai nuk ka pësuar asnjë humbje. Një vit më vonë, në prag të festës së Vitit të Ri Mayëeathëer u përball me kickboxerin Tenshin Nasukawa nga e cila përfitoi 9 milionë Dollarë për 90 sekonda.

Logan Paul 25 vjec ka si eksperiencë të vetme sfidën me një rival në Youtube, KSI në 2019. Paul që ka më shumë 22 milionë ndjekës në Youtube prej kohësh ka vënë në shënjestër Mayëeather, me shumë mundësi në kërkim të sfidës me të. Ai u kritikua pasi në 2017 publikoi një video ku shfaqej trupi i asaj që dukej viktimë e një vetëvrasje në Japoni, në pyllin Aokigahara, duke bërë që Youtube të rishohë raportet e biznesit me të. Një muaj Mayweather postoi në Instagram një video ku tallej me një ndeshje por pa dhënë detaje.

Sfidanti.al