Reagon Golden Stejt; rikthehet te fitorja pas 4 humbjeve radhazi

Golden Stejt i jep fund serisë së humbjeve radhazi në kampionatin e NBA. skuadra kampione në basketbollin amerikan mposhti Portland Treilblejzërs 125-97 ku  ata që morën rolin e liderit të saj në mungesë të Stiven kërrit ishin Durant, Tompson dhe Kuk me 31, 31 dhe 19 pikë personale, ndërkohë që mjaft mirë u paraqit edhe Livinston me 11 pikë. Te Portland ata që spikatën ishin Lilard me 23 pikë, MekKolum me 19 dhe Nurkic me 22 pikë.

U rikthye te fitorja edhe San Antonio që mposhti indianën 111-100. njeriu i ndeshjes për skuadrën e Spërs u bë Oldrixh me 33 pikë e 14 topa në tabelë, ndërkohë që dhanë kontributin etyre ne fitoren e skuadrës teksane edhe DeRozam e Mills që shënuan respektivisht 16 dhe 15 pikë. për Indianën u dalluan Sabonis me 19 pikë e 16 topa në tabelë, Bogdanovic me 21 pikë e Xhozef me 18.

Jutah dhe Los Anxheles Lejkërs zhvuilluan një ndeshje intensive mes tyre edhe pse nuk e kaluan kufirin e 100 pikëve të shënuara. Ajo që mori maksimumin në këtë sfidë ishte skuadra kaliforniane që fitoi me rezultatin 90-83. Lebron Xhejms  regjistroi një bilanc me 22 pikë e 10 topa në tabelë, por më i miri për Lejkërs rezultoi Ingram me 24 pikë. për Juah Xhaz spikatën në parket bërks me 17 pikë dhe Ingles me 16

Detroit dhe Hjustoni u bënë protagoniste të një sfide shumë të ekuilibruar që u zgjidh vetëm në kohën shtesë. Në ‘Little Ceasars Arena’, ajo që doli e fituar ishte skuadra vendase e Detroit me rezultatin 116-111 dhe protagonistë të suksesit u bënë Dramond me 23 pikë e 20 topa në tabelë, Grifin me 28 pikë e Xhekson me 22. Hjustoni u ngushëllua vetëm me lojën e mirë të Harden që e mbylli sfidën me 33 pikë, Kapelas me 29 pikë e 21 topa në tabelë e kris Pol me 20 pikë.

sfidanti.al