Kimi Raikkonen mbylli ne Abu Dabi garen e tij te fundit me Ferrarin ne Formula 1, por gjerat nuk shkuan sic duhet per te. Finlandezi u detyrua te terhiqej ne fillimin e gares per nje problem me elektroniken e makines se tij, por ne fund ai e mori kete moment me shume sportivitet.
‘Do te doja te beja nje mbyllje me te mire, por situata te tilla jane pjese e sportit tone-tha Raikkonen-boterori 2007 dhe dy titujt per konstruktore do te jene kujtime te perjetshme. Ju falenderoj te gjitheve kemi perjetuar momente te bukura dhe jo te bukura’.
Raikkonen ka qene gjithnje ne sintoni edhe me tifozet e Ferrarit te cilet i falenderoi per mbeshtetjen e vazhdueshme, por tani do te filloje te mendoje per te ardhmen qe eshte te Sauber duke nisur qe nga 2019.
‘Jam kurioz per testet e para-vijoi Raikkonen-do te jene te rendesishme per te kuptuar sesi do te jete makina dhe per te mesuar me shume per gomat e reja’
Sfidanti.al