Polemikat shpërthejnë në futbollin zviceran e më konkretisht rreth skadrës së Bazelit. Kjo e fundit festoi 125 vjetortin e themelimit të saj dhe me këtë rast iorganizoi një ceremoni festive ku u zhvilluan disa spektakle. Në mbrëmjen gala ishin të pranishëm drejtues të klubit, stafit, ish futbollistë, përfaqësues të sponsorëve, por mungonte skuadra e futbollist të femrave.
Për të qenë më të saktë, skuadrës së femrave në të vërtetë iu rezervua një trajtim tjetër pasi iu dha detyra për të shpërndarë biletat e lotarisë së eventit, për të shkuar më pas në një dhomë të vecantë jashtë sallës së festës ku iu ofrua vetëm panine. Një episod ky që duket vërtet si një diskriminim gjinor i shfaqur nga drejtuesit e FC Basel. këta të fundit u justifikuan me mungesën e hapësirës, por salla ku u mbajt evenimenti ishte 3300 m2, kështu që vështirë se mund të pranohet një justifikim i tillë
Impakti i kësaj ngjarjeje kaloi dhe kufijtë zviceranë. CNN tregonte: ‘Femrat hanë paninë, ndërsa meshkujt argëtohen’ ndërkohë që përmendi edhe këshilltaren Elizabet Shnajder që mbeti e shokuar kur pa atë cfarë ndodhi në festën e Bazelit. Edhe portali ‘Stern.de’ shfaqi indinjatën e tij teksa publikoi lajmin e festës së Bazelit. ‘Menu me 3 pjata vetëm për meshkujt. FC Baseli ushqen futbollistet me panine në tavolinën e shërbimit-shkruante ky portal.
sfidanti.al