Kroacia fiton edicionin e 106 te Kupes Davis qe eshte edhe e fundit me formatin tradicional. Skuadra kroate mundi Francen ne finale 3-1 dhe ai qe e dhuroi piken e fitores ishte Marin Cilic qe mundi Lukas Puij ne 3 sete. Per Kroacine ky i kesaj te diele ishte i dyti triimf ne Kuen Davis ne historine e saj pas atij te vitit 2005.
Ne kete ndeshje, Cilic, nr.7 i renditjes boterore e mundi Puij 3-0 ne 2 ore e 19 minuta loje duke bere qe Kroacia te pengoje Francen te perserise suksesin e vitit te kaluar. Seti i pare i ndeshjes u zgjidh me ane te tie breakut pasi sfida mes tenisteve ishte e rivalizuar dhe Cilic e fitoi ate 7-6. Ne dy setet e tjere per Puij dhe Francen gjerat u veshtiresuan dhe Cilic arriti te fitoje keto dy fraksione me te njejtin rezultat 6-3 per te mbyllur kete ndeshje 3-0, nderkohe qe u mbyll edhe nje epoke e Kupes Davis. Vitin tjeter ky kompeticion do te vije me nje format te ri qe ka gjetur kritika te forta nga lojtare aktuale por edhe ish teniste.
Sfidanti.al