Mark Markez nuk frenohet as ne Australi ku zhvillohet ndalesa e radhes se Boterorit te MotoGP. Piloti spanjoll i Hondes, i saposhpallur kampion bote fitoi pole position ne Filip Ajlend ne nje dite ku reshjet e shiut kushtezuan provat zyrtare. 1 minute 29 sekonda e 199 te mijtat ishte koha e regjistruar nga 25 vjecari ne keto prova zyrtare duke ditur te beje diferencen me rivalet e tij.
Menjehere pas tij u rendit nje tjeter pilot spanjoll, Maverik Vinjales me Jamaha, koha e te cilit ishte 3 te dhjetat me e larte se ajo e 7 here kampionit te botes. Ne vendin e trete duke plotesuar edhe vijen e pare te nisjes u pozicionua nje tjeter motor Jamaha, ai i Johan Zarko, ndersa Valentino Rosi nuk shkoi me shume se vendi i 7.
Dukati zhgenjeu ne provat zyrtare te Cmimit te Madh te Australise qe pati si rezultatin me te mire vendin e 6 te Danilo Petrucit, nderkohe qe Andrea Doviciozo u detyrua te pranoje vendin e 9 ne kualifikuese. Alvaro Bautista qe zevendeson Horhe Lorenzon te demtuar, u rrezua nderkohe qe provat i mbylli ne vendin e 12.
Sfidanti.al