Interi ia gjen ilaçin 6 futbollisteve, kurse me Ikardin…vesh më vesh..

Interi i Milanit njoftoi zyrtarisht se ka vazhduar bashkëpunimin me gjashtë lojtarë të tij. Kontrata të reja siguruan Antonio Kandreva, Zhoao Miranda, Dalbert, Matias Vesino, Marsela Brozoviç dhe Roberto Galjardini.
Mbrojtësi Miranda do të qëndrojë në “Xhuzepe Meaca” deri më 2020, Kandreva – 2021, Vesino dhe Brozoviç deri më 2022, ndërsa Dalberti dhe Galjardini deri më 2023, Sidoqoftë, detyra më e rëndësishme e këtij klubi është vazhdimi i kontratës me kapitenin Mauro Ikardi, me të cilin ende po zhvillohen bisedime.
Sfidanti.al