Niko Kovaç i parruar, në Gjermani e quajnë “mjekra e krizës”

Për dreq, sot edhe një p… po të bësh, do ta marrin vesh të gjithë. Për më tepër kur je trajner i Bajernit dhe fotografët e kameramanët, bashkë me analistët, dallojnë diçka që duket qartazi në fytyrën tënde. Trajneri Niko Kovaç po bëhet çdo ditë e më leshator në faqet në mjekër dhe në gushë, e thënë shqip, nuk po rruhet.

Padyshim, që pyetja për këtë iu bë “fët e fët” kroatit, me të dalë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes në fushën e Maincit. “Epo unë jam njeri që punoj edhe më shumë kur rezultati nuk vjen, – ishte përgjigja e Kovaçit, – pra, fare thjesht, nuk kam pasur kohë që të rruhem”. Gjithsesi, mediat gjermane “ia kanë ngritur këngën” trajnerit kroat, duke i vënë nofkën, “mjekra e krizës”.

Sfidanti.al