Përfundoi epoka e njeriut që ktheu hendbollin në Gjermani..

Krahas futbollit, Gjermania njihet tani në botë edhe për hendbollin dhe këtë e tregojnë trofetë e shumta që ajo ka fituar edhe në këtë lloj sporti. Hajner Bardi legjendar ka qenë njeriu që herën e fundit i gëzoi tifozët me medaljen e artë që fitoi ekipi gjerman në kampionatin botëror të vitit 2007. Që atëkohë, ekipi gjerman, dikur i fuqishëm, filloi të zhytet tëposhtë, saqë, në vitin 2014, nuk arriti të kualifikohej për në kampionatin evropian të Danimarkës. Për këtë arsye, u desh një rifreskim i domosdoshëm dhe Federata e Hendbollit të Gjermanisë konsideroi se gjithcka duhet të fillonte nga stoli i drejtimit të ekipit përfaqësues, ku qëndronte ulur Martin Hojberger.

Kështu, në atë vend u soll një i huaj, një strateg dhe profesionist i sprovuar, islandezi Dagur Sigurdson. Ai e filloi, më 2015, në Katar, ku u kualifikua mes tetë ekipeve më të mirë, për të shkëlqyer krejtësisht, më 2016, në kampionatin evropian, të zhvilluar në Poloni. Vizioni i këtij selektori me përvojë dhe rinia e ambicia e përfaqësuesve të Gjermanisë sollën titullin e dytë continental në historinë e hendbollit të këtij vendi. Sigurdsoni e vazhdoi punën e tij edhe në Lojrat Olimpike të Rios, ku Gjermania fitoi medaljen e bronzit. Strategu islandez, atëkohë, paralajmëroi se do ta linte timonin e ekipit të Gjermanisë, që të bëhej trajner i ekipit përfaqësues të Japonisë.

Konkurrimi I fundit, kampionati botëror në Francë, përfundoi me një zhgënjim të ri për përfaqësuesit ambiciozë gjermanë, por, sidoqoftë, gjithcka që solli Sigurdsoni në lojën e ekipit kampion actual evropian përbën një bazë të mirë për pasardhësin e tij. Gjermanët do ta mbajnë mend gjatë epokën e Dagur Sigurdsonit. Kështu Federata e Hendbollit të Gjermanisë, përmes një video dhe dhuratave, i shprehu mirënjohjen e madhe njeriut që u solli përsëri “ditët e arta” hendbollit në Gjermani. “Faleminderit, Dagur”.

Sfidanti.al