Pas eliminimit ne Uimbelldon, Nadal mbetet numri 1 i botes

Rafael Nadal ishte protagonist i nje ndeshjeje epike me Novak Xhokoviç ne gjysmefinale te Uimbelldonit. Spanjolli nuk ia doli dot te fitoje ndaj rivalit serb qe e mbylli kete ndeshje 3-2.

Por pavaresisht kesaj humbjeje, Nadal vazhdon te jete numri 1 i botes. Madje spanjolli e ka perforcuar poziten e tij duke u shkeputur nga rivali i tij Federer. Tashme diferenca mes ketyre 2 tenisteve legjendare eshte 2230 pike, nderkohe qe pas tyre eshte duke plotesuar podiumin eshte gjermani Aleksander Zverev i cili ndjen nga prane argjentinasin Huan Martin Del Potron. Ndersa ne vendin e peste eshte Kevin Anderson, finalisti i Uimbelldonit.

Persa i perket kampionit te ketij turneu, Novak Xhokovicka fituar disa pozicione dhe eshte kthyer te jete ne dhjeteshen e tenisteve me te mire te botes.

Ndersa per femra, renditja WTA vazhdon te kryesohet nga Simona Halep qe ka nje avantazh prej 831 pikesh kundrejti danezes Karolin Vozniacki ne vendin e dyte. Slon Stivens eshte e treta e ndjekur nga kampionia e Uimbelldonit Anxhelik Kerber. Fiton plot 153 vende Serena Uilliams qe tani eshte ne vendin e 23 te klasifikimit WTA.