Nuk ka histori finalja e Kupës së Federatës për meshkuj, pasi në sallën sportive të Farkës, Partizani dominon përballjen ndaj rivalëve të Tiranës dhe bën të vetin trofeun e parë të sezonit të ri. Të besuarit e trajnerit Ylli Tomori mundën 3-0 bardheblutë në një përballje që foli vetëm për të kuqtë. Të besuarit e Arben Sakos mbërritën deri në këtë fazë teksa kishin eliminuar Vllazninë dhe me synim për ta mbrojtur titullin e fituar sezonin e kaluar. Ndërsa partizani pasi eliminoi Studentin më herët falë edhe përforcimeve të fundit, ku spikasin ato të vëllezërve Martiro, të cilët i morën këtë sezon pikërisht nga rivalët bardheblu, treguan superioritetin e tyre përgjatë gjithë takimit duke mos e vënë në diskutim fitoren. 25-16 ,25-19 dhe 25-18 ishin rezultate e tre seteve dhe në këtë mënyrë Tirana dorëzon trofeun te rivali më i madh i tyre, në një sezon që pritet të jetë shumë i luftuar.
sfidanti.al