E ndanin vetëm pak orë deri nga momenti që do të merrte avionin për në Japoni. Amber Hill, qitësja e shkëlqyer britanike dhe numri 1 i botës, kishte ëndrra të mëdha për Lojrat Olimpike, por u “detyrua “t’i fuste në sirtar” për shkak të asaj që ndodhi. Hill doli pozitive në testimin për Kovid 19, dhe u detyrua të mbetej në shtëpi. Ajo nuk mund të luftojë për medaljen e artë në Tokio! Vajza 23-vjeçare shkroi në rrjetet sociale se “jam e shkatërruar” (broken). Ajo arriti finalen në Rio De Zhaneiro kur ishte vetëm 18 vjeç, ndërsa tani është në moshën e duhur dhe ka pjekurinë e duhur. Ajo fitoi medaljen e bronzit në Kampionatin Europian në mars, por bukuria angleze do të duhet të izolohet, ndërsa ekipi i saj do të luftojë për medaljet.
Sfidanti.al