Trajneri i Atletikos së Madridit nuk ka dyshim se mesfushori është ende tepër i rëndësishëm për ekipin e tij. Diego Pablo Simeone e pëlqen dhe e vlerëson lart Saul Nigezin, edhe pse e di se në futboll vështirë të kesh lojtarë “të përjetshëm”, një ditë ata mund të largohen. Njëri prej tyre është Sauli, që kërkohet nga Liverpuli, Mançester Junajtidi dhe Barcelona. “Saul mbetet i rëndësishëm për ne, – u shpreh tekniku argjentinas, – vitin e kaluar, ai foli me mua, dhe me njerëzit e klubit duke kërkuar që të mos luante në shumë pozicione, por të fiksohej diku dhe të ndihej më i rëndësishëm. Unë mendoj se Sauli u bë i tillë duke luajtur kudo, ai luan kudo mjaft mirë, dhe plotëson nevojat e trajnerit e të ekipit. Unë nuk mund të mohoj se është folur dhe ka shumë fjalë për të ardhmen e tij. Nëse ikën, do ta përqafoj fort dhe do t’i uroj sukses, tek Barcelona apo kudo qoftë”. Atletiko kërkon 40 milionë euro për kartonin e Saulit.
Sfidanti.al