Një hap para, dy hapa prapa nga Reali për qendrën e mbrojtjes!

Të larguar pritet të jenë dy, Sergio Ramos që i ka bërë me kohë gati valixhet dhe ka gjetur shtëpi të re, si dhe Rafael Varan që mund të shkojë tek Mançester Junajtidi në këmbim të 40 apo 50 milionë eurove. Blerje e re është vetëm David Alaba, i marrë me kosto zero, por me rrogë të madhe, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se Reali i Madridit nuk ka në plan të marrë ndonjë mbrojtës tjetër qendre. Nuk dihet nëse është problem financiar, apo që në Madrid nuk po gjejnë dot dikë për të qenë. Ekipi ka sot në dispozicion Naço, Alabën, Militaon, ndërsa Vajeho mundet edhe të largohet. Po ashtu problem edhe për sulmin, pasi Mbape duket i vështirë për t’u arritur, Halandi ndoshta i pamundur, ndërsa me Levandovskin nuk dihet se çfarë po ndodh.

Sfidanti.al