Një profesor i njohur gjerman jep shpresa për Shumaherin

Profesori Marik Oberman, drejtor i qendrës së neurologjisë të klinikës “Asklepios”, dha, këto ditë, shpresa të reja për përmirësimin e gjendjes së automobilistit legjendar të “Formulës 1”, Mihael Shumahër, dhe kthimin e tij në jetën normale. Ai vuri në dukje se 30-40 për qind e pacientëve që ndodhen në koma, si Shumaheri, pas fatkeqësisë që ai pësoi, duke bërë ski, zgjohen në vitin e katërt të posttraumës. Shumaherit fatkeqësia i ndodhi në fund të vitit 2013. “Mos i humbisni shpresat. Pacientët në koma perceptojnë shumë më tepër sesa mendojmë ne. Dashuria luan një tol të madh. Njerëzit e afërt duhet që ta prekin atë, vazhdimisht, me duar, t’i përdhelin duart e tij, të tregojnë dashurinë që kanë për të. 30-40 për qind të pacientëve zgjohen nga koma në vitin e katërt mbas traumës së trurit”, theksoi mjeku i mësipërm gjerman.

Sfidanti.al