Unai Emeri, ose kur nuk të lënë të qetë as gratë!

Trajneri i Paris SG, Unai Emeri, po sulmohet nga të gjitha anët pas disfatës 1-3 në Madrid ndaj Realit. Jo vetëm media franceze apo ajo europiane, jo vetëm krerët e klubit, por spanjollin nuk po e lënë të qetë as gratë e futbollistëve. Kjo, pasi ai la në stol Angel Di Marinë për Edinson Kavanin, dhe Tiago Silvën për Kompemben.

Gruaja e Angel Di Marisë, Zhorzhelina Kardoso, nuk e fshehu zemërimin që burri i saj u la në stol në “Bernabeu”, duke komentuar kështu në rrjetet sociale: “Përpjekja jote+punën tënde ekstra+golat e tu+asistet e tu+momentet e tua më të mira=stoli! Gjithsesi, ato që nuk marrin vesh nga futbolli janë gratë e lojtarëve! Ale Paris!”

Gruaja braziliane e Tiago Silvës, Izabela Da Silva, nuk u mor edhe aq me lënien rezervë të së shoqit, por sulmoi Emerin në aspektin taktik: “Taktika, taktika, OQE Taktika? AFF …”.

Sfidanti.al