Një lajm që vlen një shekull, legjenda Bredi largohet nga Patriotsët!

Nuk do të thotë se po largohet nga sporti, dhe se do të mbyllë karrierën. Edhe pse është 42 vjeç, Tom Bredi ka vendosur të provojë një aventurë të re, diçka e paimagjinueshme, për një lojtar të futbollit amerikan që kaloi 20 vjet karrierë në NFL në radhët e një skuadre të vetme, Nju Inglënd Patriots (New England Patriots). Ai tashmë është agjent i lirë, dhe lajmet nga SHBA janë që mund të bashkohet me një skuadër tjetër të NFL-së, Tampa Bej Bakënirs (Tampa Bay Buccaneers).

Çfarë ndodhi për divorcing e shekullit të 21-të? Me gjasë, Bredi mund të jetë i konsumuar tek Nju Inglëndi, për të cilin luajti nga viti 2000 deri tani, dhe me të cilin fitoi 6 tituj kampion. Tampa Bej mund të humbasë yllin Xhejmis Uinston, i cili gjithashtu është lojtar i lirë, dhe Bredi mund ta zëvendësojë. “Unë do të jem gjithnjë një Patriot, – shkruajti Bredi në rrjetet sociale, – edhe pse mund të vazhdoj të luaj diku tjetër, nuk mund të harrohet rruga e gjatë që bëmë bashkë”. Bredi do të ndahet kështu nga trajneri Bill Beliçik, i vetmi trajner me të cilin punoi në karrierë.

Sfidanti.al