Pretendentë për titull, bëhuni gati! Në sezonin e basketbollit amerikan i ka bërë vend vetes një kandidat i ri, edhe pse bëhet fjalë për një lavdi të vjetër. Golden Stejt Uorriors po shkëputet dalë nga dalë si skuadra më e mirë se vitit duke lënë pas Juta Xhazin dhe të tjerët. Stefën Kërri shënoi vetëm 20 pikë, jo edhe aq shumë për standardet e tij, po ashtu pati vetëm 3 topa në tabela, 2 asistë e 3 vjedhje topi, por ndihmoi shumë në organizimin e lojës dhe në mbrojtje, duke marrë notën 16.
Golden Stejti sot është një ekip ku shënojnë të gjithë, duke mos u varur nga një yll i vetëm, dhe për këtë padyshim që ka meritë trajneri Stiv Kerr. Plot 12 lojtarë realizuan ndaj Hjustonit, në fitoren 120-107. Pul pati 25 pikë, Uigins 16, Porter 15, dhe Geri Pejtën 10 pikë. Edhe pse lufta në tabela ishte thuajse e barabartë, Uorriors pati epërsi në asiste (31-17), po ashtu pati më pak topa të humbur. Golden Stejti ka 8 fitore e vetëm 1 humbje deri tani, ndaj 7 fitoreve e 3 humbjeve të Juta Xhazit në Perëndim, kurse në Lindje kryeson Filadelfia me 8 fitore e 2 humbje.
Sfidanti.al