Ramosi nuk ka ndërmend të dorëzohet tek Paris SG

U fol për një mundësi për të prishur kontratën, veçse këtë nuk po thuhej që do ta bënte qendërmbrojtësi spanjoll, por vetë klubi francez. Sergio Ramosit nuk i ecën mbarë këta muaj tek Paris SG dhe nuk ka arritur të luajë asnjë ndeshje zyrtare për ekipin e tij të ri, ndaj u mendua se palët mund të ndaheshin. Gjithsesi, vëllai i Ramosit, Reneja, thotë se Sergio as nuk e ka ndërmend të prishë kontratën, por do të luftojë deri në fund për të zënë vendin e tij në ekip. Ish-kapiteni i Realit të Madridit e ka luajtur ndeshjen e fundit në fillim të majit në Champions ndaj Çelsit, por tani pritet të kthehet në fushë. Në një vit të mallkuar 2021, ai humbi jo vetëm vendin në “Bernabeu”, por edhe te kombëtarja e Spanjës ku ishte gjithashtu kapiten. Tashmë, thuhet se Ramosi po kthehet në formën normale dhe besohet se shpejt do të jetë në fushë për parizienët.

Sfidanti.al