Shënoi 33 pikë, kapi 16 topa në tabela, dhe bëri edhe shumë gjëra të tjera. Janis Antetokumbo la pas humbjen në Ndeshjen e Yjeve (pësuar në sekondat e fundit) dhe vazhdoi gjënë më të rëndësishme të sezonit, sulmin ndaj titullit në NBA. Ai udhëhoqi Miluokin në fitoren bindëse, 126-106 në fushën e Detroitit, duke e bërë edhe më shumë lider të kampionatit amerikan të basketbollit. Antetokumbo dha edhe 4 asiste, vodhi 3 topa e bllokoi një gjuajtje, duke shkëlqyer në sulm e në mbrojtje. Për këtë arsye, ai mori vlerësimin e jashtëzakonshëm me 39 pikë, vlerësim që nuk jepet shpesh në NBA. Si përherë, në krah të tij ishte Kris Midëllton, me 28 pikë, 8 topa në tabela e 3 asistë, ndërsa Erik Bledsou i dha edhe më shumë thellësi Miluokit me 19 pikë, 4 topa në tabela, 6 asistë e 2 vjedhje topi. Miluoki kryeson Konferencën Lindore dhe krejt renditjen e NBA-së me 47 fitore e 8 humbje, plot 4 humbje më pak sesa Lejkërsat e Lebron Xhejmsit.
Sfidanti.al