Në Beograd  një muze kushtuar heroit  legjendar… Novak Gjokoviçit

Në rrugën “Knez Mihajllova” të Beogradit, vitin e ardhshëm, do të hapet një muze kushtuar tenistit nr.1 të botës, Novak Gjokoviç. Këtë lajm e bëri të ditur i ati i vetë Noles, Sërgjan Gjokoviç, në një intervistë në Radiotelevizionin e Serbisë (RTS).

“Vitin e ardhshëm, ne do të hapim një muze në qendër të Beogradit. Për këtë muze ka një interesim të madh nga turistë vendas dhe të huaj, sidomos nga ata kinezë, sepse Nolja është shumë popullor në Kinë”, deklaroi Sërgjani.

Media serbe bën të ditur se muzeun në fjalë do ta hapë vetë familja e Novak Gjokoviçit që mban dhe zhvillon biznesin e tij në Serbi. Pjesëtarët e familjes së tij drejtojnë një kompani që ka hapur restoratne dhe kafene të njohura me emrin e tij, ndërkohë që ajo zhvillon veprimtari edhe në fushën e ndërtimeve dhe sapo ka hyrë në biznesin e prodhimit e të shitjes së verës.

Sfidanti.al