Sharapova dhe Venus Uiliams – me ftesë speciale në Çinçinati

Tenistja e njohur ruse, Maria Sharapova, mori një ftesë speciale (wild card) që të marrë pjesë në turneun e ATP-së që do të zhvillohet së shpejti në Çinçinati të SHBA-së. Sharapova momentalisht ndodhet në vendin e 82-të në ranglisën botërore të ATP-së, ndërkohë që gjatë këtij sezoni ajo ka zhvilluar gjithsej 11 ndeshje, në të cilat ka shënuar shtatë fitore dhe katër humbje.

Për shkak të një dëmtimi në shpatull, Sharapova nuk ka luajtur gjatë periudhës janar-qershor dhe turneu i fundit, në të cilin ajo mori pjesë, ishte ai i Uimbëlldonit, ku ajo e dorëzoi ndeshjen që në raundin e parë. Kjo ish-teniste nr.1 e botës e ka fituar turneun e Çinçinatit më 2011, ndërkohë që për herë të fundit ajo ka marrë pjesë në të më 2014, kur arriti deri në gjysmëfinale.

Ftesë speciale për në turneun e mësipërm mori edhe tenistja amerikane, Venus Uiliams.

Sfidanti.al