NBA vazhdon marshimin në NBA, nën ritmin e Stefën Kërrit!

A thua po përsëritet historia? Golden Stejti nën drejtimin e yllit të saj kryesor, Stefën Kërri, duan të bëjnë pikërisht kështu, dhe po thellojnë dominimin këtë sezon në NBA. Fitorja në shtëpi ndaj Çikagos, 119-93, ishte e shtata radhazi, ndërsa bilanci i edicionit është 11 fitore e vetëm 1 humbje. Kërri shënoi 40 pikë, pra vazhdoi me serinë e paraqitjeve të shkëlqyera që e kanë ndihmuar ekipin e tij të bëjë diferencën me rivalët. Ai shtoi edhe 4 topa në tabela e 5 asistë, por sidomos pati saktësi në gjuajtje, me 9 tripikësha nga 17, e nga 40 pikët e shënuara, vetëm 1 e pati me gjuajtje të lirë. Për këtë u shpërblye me vlerësimin tepër të lartë, 31, e jo më kot është kampioni në fuqi i shënimit të pikëve në basketbollin amerikan. Kërrin e ndihmuan të gjithë shokët, e padyshim klasi i tij i padiskutueshëm, por sidomos i rëndësishëm ishte Drejmond Grini që vërtet shënoi vetëm 9 pikë, por kapi 9 topa në tabela e dha 7 asistë. Uigins realizoi 15 pikë, Pul 14, ndërsa Lunej kapi 10 topa në tabela. Kërri është aktualisht shënuesi i dytë më i mirë i NBA-së, pas Kevin Durantit, dhe një nga 3-4 lojtarët më të mirë deri tani. Ai ka fituar 3 tituj në basketbollin amerikan, dhe synon të katërtin për t’u barazuar me Lebron Xhejmsin.

Sfidanti.al