NBA, përcaktohet plej ofi me Bostonin që del i dyti në Lindje

U luajtën ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt në NBA dhe tabela e fazës së ardhshme tashmë u krijua. Majemi fitoi vendin e parë në Konferencën Lindore, ndërsa Feniksi ishte ekipi më i mirë në NBA për fazën e rregullt. Në vend të dytë në Lindje doli Bostoni që fitoi ndeshjen e fundit, 139-110 në fushën e Memfisit, ndërsa në Perëndim këtë vend e mbajti Memfisi edhe pse humbi. Golden Stejti mbajti vendin e tretë në Perëndim, me fitoren në fushën e Nju Orlinsit, 128-107, duke lënë pas Dallasin, edhe pse Maveriksët fituan ndaj San Antonios.

Konferenca Perëndimore

Plej in: Nju Orlins-San Antonio, Minesota-LA Klipers.

Plej of: Feniks-ekip nga plej ini, Dallas-Juta, Golden Stejt-Denver, Memfis-ekip nga plej ini.

Konferenca Lindore

Plej in: Atlanta-Sharlota, Bruklin-Klivlend.

Plej of: Majemi-ekip nga plej ini, Filadelfia-Toronto, Miluoki-Çikago, Boston-ekip nga plej ini.

Sfidanti.al