Tallje me Man. Junajtidin pas humbjes, ku ishte zhdukur Kristiano?!

CR7 gjithnjë e më shumë po përpiqet të identifikojë ekipin e tij të ri me të cilin të mundë të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Tek Mançester Junajtidi, ku erdhi me bujë në verë, rrënimi është i plotë siç u duk edhe në humbjen 0-1 me Evertonin në “Gudison Park”. Entoni Gordon shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 27-të, ndërsa “djajtë e kuq” u cilësuan “një shaka” nga ish-legjenda e “Old Trafordit”, Geri Nevil, sot në rolin e opinionistit. “Jam i lumtur për Frenk Lampardin, – tha ai, – por, shumë i shqetësuar për Junajtidin. Nuk e di se çfarë po ndodh, por ata janë një shaka e vërtetë. Po ashtu, fakti që trajneri Rangnik nuk aktivizon Rashfordin do të thotë se diçka e rëndë ka ndodhur pas skene”. Pas kësaj humbjeje, Junajtidi mbetet me 51 pikë, duke qenë prapa Totenhemit dhe Arsenalit në garën për vendine katërt në Premier Ligë, pra për zonën Champions.

Sfidanti.al