Është mbyllur pas 16 fitoreve radhazi seria rekord e Miluokit në këtë sezon të rregullt të NBA. Baks u mundën nga Filadelfia me rezultatin 130-133 në ndeshjen më emocionuese të mbrëmjes së fundit në basketbollin amerikan. Për kryesuesit e Konferencës së Lindjes nuk mjaftoi një tjetër paraqitje e shkëlqyer e Janis Atentokoumpo, me grekun që realizoi 34 pikë. Por njeriu i triumfit të Filadelfias, që u vendos vetëm në sekondat e fundit ishte Xhejms Harden, që iu afrua tre shifrave dopjo me 38 pikë, 9 topa në tabelë dhe 10 asist. Një ndeshje e fortë dhe ajo me më shumë pikë ishte ajo mes Sakramentos dhe Minesotës, e fituar nga Timberulfs me rezultatin 134-138.
Ky sukses u vendos nga loja në skuadër, pasi pesë lojtarë të Minesotës shënuan më shumë se 20 pikë në këtë sfidë. Një fitore me dominim siguroi edhe Klivlend, që mundi me shifrat 114-90 Detroit. Kavaliers ia dedikojnë këtë sukses dyshes së yjeve, Darius Garland dhe Donovan Miçëll, që shënuan respektivisht, 21 dhe 20 pikë në vetëm 25 minuta lojë. Në përballjet e tjera të mbrëmjes në NBA, fitore të rëndësishme morën Majemi, Toronto dhe Hjuston.
Sfidanti.al