NBA, ku kanë humbur Boston Sëlltiksat?

Kohët e bukura janë një kujtim i largët për Boston. Sëlltiks vazhdojnë momentin negativ, duke shënuar humbjen e tretë radhazi në NBA. Skuadra e rekordeve në basketbollin amerikan u mund nga Klivlend me rezultatin 118-114. Sfida u vendos vetëm pas një kohe shtesë, ku Kavaliers morën më të mirën falë paraqitjes së shkëlqyer të Donovan Miçëll me dy shifra dopjo, 40 pikë dhe 11 topa të kapur në tabelë.  Nga ana tjetër, mungesa e Tatum dhe Horford u ndje shumë te Boston. Xhalen Braun u përpoq të ndihmonte Sëlltiks me 32 pikë, 13 ribaund dhe 9 asist, por edhe kaq nuk mjaftoi.

Sfidanti.al